Theret me thikë një person në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia: I lënduari u dërgua në spital për tretman

Një person është therur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen Dardania në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. :Sot rreth orës 20 :45, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur…

Lajme

14/03/2025 22:03

Një person është therur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

:Sot rreth orës 20 :45, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.