“Nuk ka rrahje, janë shty me fjalë – nuk ka të lënduar” – Flet kryetari i shoqatës së transportit Prishtinë – Podujevë

Para pak minutash Policia e Kosovës ka ndërhyrë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit në Prishtinë, ku shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë janë përleshur mes vete e pastaj edhe me Policinë. Në pamje e publikuara në mediat vendore shihet kur Policia me forcë e arrestojnë një person dhe e…

Lajme

14/03/2025 21:14

Para pak minutash Policia e Kosovës ka ndërhyrë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit në Prishtinë, ku shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë janë përleshur mes vete e pastaj edhe me Policinë.

Në pamje e publikuara në mediat vendore shihet kur Policia me forcë e arrestojnë një person dhe e dërgojnë në veturë.

Lajmi.net pak më parë ka kontaktuar me kryetarin e shoqatës së transportit Prishtinë – Podujevë, Beqir Mustafa për të kuptuar më shumë nga kjo situatë, ai i tha gazetës se nuk bëhet fjalë për përleshje por vetëm konflikt verbal.

“Nuk ka rrahje, janë shty me fjalë – nuk ka të lënduar, qetu jam me komandantin e Policisë”, tha Mustafa për lajmi.net.