Eskalon situata në Prishtinë: Shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë, përleshen mes vete e pastaj edhe me policinë
Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit në Prishtinë, shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë janë përleshur mes vete e pastaj edhe me Policinë e Kosovës. Në mesin e tyre ka edhe të arrestuar, ku shihet edhe në pamjet që i ka siguruar RTK. Në pamje shihet, kur Policia me forcën…

Lajme
Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit në Prishtinë, shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë janë përleshur mes vete e pastaj edhe me Policinë e Kosovës.
Në mesin e tyre ka edhe të arrestuar, ku shihet edhe në pamjet që i ka siguruar RTK.
Në pamje shihet, kur Policia me forcën e arrestojnë një person dhe bllokohet rruga nga kolona e veturave.
Lajmi.net është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës rreth këtij rasti.