Ylli i Liverpoolit dëshiron largimin, i vetëofrohet Barcelonës si zëvendësues i Lewandowskit
Barcelona ende është në kërkim të një sulmuesit, me Robert Leëandoëskin që po shkon drejt fundit të karrierës. Në mes të këtij skenari, një propozim interesant ka ardhur në adresën e Barcelonës: Darwin Nunez ka shprehur dëshirën e largimit nga Liverpooli dhe i është ofruar Barcelonës, si zëvendësues i sulmuesit polak. Sulmuesi nga Uruguaji nuk…

Sport
Barcelona ende është në kërkim të një sulmuesit, me Robert Leëandoëskin që po shkon drejt fundit të karrierës.
Në mes të këtij skenari, një propozim interesant ka ardhur në adresën e Barcelonës: Darwin Nunez ka shprehur dëshirën e largimit nga Liverpooli dhe i është ofruar Barcelonës, si zëvendësues i sulmuesit polak.
Sulmuesi nga Uruguaji nuk po kalon momentet e tij më të mira në “Anfield”.
Eliminimi i fundit nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve dhe humbja e penalltisë në këtë përballje, ka bërë që sulmuesit të kërkojë për një ambient të ri.
Nunez e ka në mendje rikthimin në Spanjë, aty ku kishte luajtur për Almerian, para kalimit te Benfica.
Ka kohë të gjatë që ai ka pranuar se ka një lloj simpatie për Barcelonën dhe disa herë ka shprehur dëshirë ta vesh fanellën e blaugranasve.
Laporta e ka pranuar ofertën, mirëpo ka emra të tjerë që Barcelona po i ndjek nga afër.
Vendimi i fundit i përket Hansi Flickut, i cili do ta shohë se si do t’i përshtatej Nunezi projektit të Barcelonës.