Egli rikthehet të shtunën në BBVA, e konfirmon produksioni
Largimi i papritur i Egli Takos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 tronditi banorët dhe publikun, por duket se loja ka ende surpriza të mëdha. Në klipin promovues të spektaklit të së shtunës, produksioni ka konfirmuar një kthesë të papritur: Egli Tako do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Rikthehet…

ShowBiz
Largimi i papritur i Egli Takos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 tronditi banorët dhe publikun, por duket se loja ka ende surpriza të mëdha.
Në klipin promovues të spektaklit të së shtunës, produksioni ka konfirmuar një kthesë të papritur: Egli Tako do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Rikthehet Egli! Çfarë do të ndodhë? Të shtunën, Big Brother VIP, ora 21:15, me Ledion Liçon vetëm në Top Channel!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga produksioni.
Ky rikthim ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale, me fansat që spekulojnë mbi arsyet dhe pasojat e këtij vendimi.
A do të ndryshojë dinamika mes banorëve? Si do ta presin ata kthimin e Egli Takos? Përgjigjet do të zbulohen në spektaklin e së shtunës, i cili pritet të sjellë një tjetër episod plot tension dhe emocione.
https://www.facebook.com/reel/1348136456228915