Bajrami: Kjo Qeveri kurrë s’ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve

Hykmete Bajrami nga LDK ka deklaruar se Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, deri më tani nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve. Bajrami ka thënë se prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë…

Lajme

14/03/2025 13:27

Hykmete Bajrami nga LDK ka deklaruar se Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, deri më tani nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve.

Bajrami ka thënë se prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve.
Por ajo thotë se e vërteta qëndron krejt ndryshe, teksa ka shpërndarë një deklaratë të ish kryetares së Kushtetueses për këtë çështje.

“Përballë rritjes së madhe të çmimeve të disa artikujve ushqimor është koha të shpërfaqim disa të vërteta”,tha Bajrami.

Postimi i plotë:

Përballë rritjes së madhe të çmimeve të disa artikujve ushqimor është koha të shpërfaqim disa të vërteta

Prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve.

E vërteta qendron krejt ndryshe!

Dëgjone ish kryetarën e Gjykatës Kushtetuese se çfarë thotë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Pra, shteti ka mundësi përmes institucioneve të pavarura të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por është antikushtetuese që këtë kompetencë ta marrë Kryeministri apo Ministri.

Pra, kjo Qeveri kurrë nuk ka pasur vullnet për të parandalur rritjen e çmimeve – veç sa ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta./Lajmi.net/