Haradinaj: Thaçi u tregua lider, por do ta penalizojnë nga Specialja për sjelljet në vizitë

Ish-presidenti Hashim Thaçi vizitoi dje babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga Dhomat e Specializuara. Megjithatë, gjatë daljes nga spitali, shumë qytetarë u mblodhën brenda pak minutave për ta përshëndetur ish-presidentin, duke krijuar një moment tensioni. Ndërkohë, Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së,…

Lajme

14/03/2025 10:24

Ish-presidenti Hashim Thaçi vizitoi dje babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga Dhomat e Specializuara.

Megjithatë, gjatë daljes nga spitali, shumë qytetarë u mblodhën brenda pak minutave për ta përshëndetur ish-presidentin, duke krijuar një moment tensioni.

Ndërkohë, Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, deklaroi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se Thaçi mund të ndëshkohet nga Specialja për këtë situatë.

“Edhe ai e di që mund ta ndëshkojnë, por e bëri sepse është lider dhe ka shpirt luftëtari. Trimëria i kushton dhe do të marrë vërejtje për këtë”, tha Haradinaj.