Kosovarët “merak” në armë, shtatë raste të armëve pa leje u raportuan vetëm dje

Shtatë raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Këto raste ishin të ndarë në rajone të ndryshme si në Podujevë, Prishtinë, Viti, Kaçanik, Ferizaj, Prizren e Pejë. Duhet theksuar se vazhdimisht bëhet thirrje për mos- mbajtje të armëve pa leje, por një gjë e tillë veç sa shkon e shtohet.…

Lajme

14/03/2025 09:29

Shtatë raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Këto raste ishin të ndarë në rajone të ndryshme si në Podujevë, Prishtinë, Viti, Kaçanik, Ferizaj, Prizren e Pejë.

Duhet theksuar se vazhdimisht bëhet thirrje për mos- mbajtje të armëve pa leje, por një gjë e tillë veç sa shkon e shtohet.

Numri i rasteve të armëve pa leje në Kosovë është gjithnjë në rritje.

Njoftimi i plotë:

 ARMËMBAJTJE PA LEJE

Veternik 13.03.2025-23:20. Njësia policore ka ndaluar një veturë me tabela vendore dhe gjatë kontrollit tek pasagjeri mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 14 fishekë Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 ARMËMBAJTJE PA LEJE&LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Kongresi i Manastirit, Podujevë 13.03.2025-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me mjetë të mprehtë/thikë viktimën mashkull kosovar, thika është sekuestruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Viti 13.03.2025-16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar tri armë të gjata, 110 fishekë dhe një karikator i zbrazët. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Fsh. Semajë, Kaçanik 13.03.2025-17:00.Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 13.03.2025-20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Mehmet Gjevori, Prizren  13.03.2025-09:30. Raportohet se është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy pistoleta, një thikë, një shufër metali, 188 fishekë dhe një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë  12-13.03.2025-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte raportuar se persona të panjohur nga vetura e tij i kishin vjedhur një pistoletë me nëntë fishekë, të cilën e kishte pa leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/