Pas disa orëve qëndrimi pranë babait, ish-presidenti Thaçi largohet nga QKUK-ja
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë është larguar nga QKUK-ja. Thaçi ka qëndruar për disa orë brenda klinikës së QKUK-së ku ka vizituar babain e tij, Haxhi Thaçi. Gjykata Speciale e liroi Thaçin për të ardhur në Kosovë, ndërsa ky i fundit ka përshëndetur qytetarët e shumtë që u mblodhën para QKUK-së për ta parë…

Lajme
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë është larguar nga QKUK-ja.
Thaçi ka qëndruar për disa orë brenda klinikës së QKUK-së ku ka vizituar babain e tij, Haxhi Thaçi.
Gjykata Speciale e liroi Thaçin për të ardhur në Kosovë, ndërsa ky i fundit ka përshëndetur qytetarët e shumtë që u mblodhën para QKUK-së për ta parë sot.
Babai i Thaçit po vazhdon të trajtohet në QKUK brenda disa kohësh, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot është “blinduar” e tëra nga forcat e shtuara policore.
E gjithë kjo pasi në orët e para të ditës aty arriti ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në kuadër të Speciales në Hagë erdhi pas disa kërkesave radhazi që kishte bërë për të vizituar babain e tij i cili po trajtohet në QKUK- shkaku i gjendjes së renduar të tij shëndetësore.
Thaçi është parë duke hyrë në QKUK sot ku nuk la pa përshëndetur të pranishmit jashtë objektit, gjë të cilën e bëri edhe në dalje.
Edhe brenda objektit të QKUK-së sot askush nuk mund të hynte pa pasur urgjencë, e siguria aty ishte tejet e lartë.
Për rreth 4 orë Thaçit iu mundësua që të qëndrojë pranë babait të tij dhe familjarëve të tjerë që gjendeshin aty.
Në lidhje me kthimin e tij sot në Kosovë janë deklaruar edhe nga Specialja, ku u tha se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është humanitare.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”./Lajmi.net/