Anëtarët e Komisionit HatTrick të UEFA-s, në Kosovë – Ademit i dhurohet pllaka si një dëshmi e partneritetit me FFK-në
Anëtarët e Komisionit HatTrick të UEFA-s , kanë vizituar sot zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, me ç’rast u pritën nga administrata. Tashmë zyrat moderne të FFK-së kanë krijuar një ambient komod për administratën, duke kontribuar kështu në rritjen e punonjësve në këtë institucion, të cilat janë mundësuar nga programi HatTrick. Gjithashtu ky projekt…

Sport
Anëtarët e Komisionit HatTrick të UEFA-s , kanë vizituar sot zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, me ç’rast u pritën nga administrata.
Tashmë zyrat moderne të FFK-së kanë krijuar një ambient komod për administratën, duke kontribuar kështu në rritjen e punonjësve në këtë institucion, të cilat janë mundësuar nga programi HatTrick.
Gjithashtu ky projekt është në fazën finale, duke përfunduar edhe pjesën e re të zyrave, që do të shënojë përmbylljen e plotë të projektit.
Ndërkaq Zëvendës Presidenti i UEFA-s, njëherësh kryetari i Komitetit të HatTrick, Karl Erik Nilsson, i dhuroi Presidentit, Agim Ademi pllakën, e cila do të vendoset në hyrje të FFK-së si një dëshmi e partneritetit me FFK-në dhe investimit të duhur në programin HatTrick. /Lajmi.net/