Hashim Thaçi në Kosovë- nga Specialja jepen detaje për ardhjen e tij
Gjykata Speciale në Hagë tanimë ka konfirmuar vizitën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Prishtinë. Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle tha se vizita e tij u lejua për arsye humanitare. “Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të…

Lajme
Gjykata Speciale në Hagë tanimë ka konfirmuar vizitën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Prishtinë.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle tha se vizita e tij u lejua për arsye humanitare.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”.
Për momentin, ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet tek QKUK-ja ku babai i tij Haxhi Thaçi po trajtohet prej disa muajsh për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore./Lajmi.net/