PAMJE- Hashim Thaçi në Kosovë, QKUK-ja “blindohet” nga forcat e shumta policore

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovë. Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në kuadër të Speciales në Hagë është liruar për të vizituar babain e tij, Haxhi Thaçin, i cili tash e sa kohë e ka të renduar gjendjen shëndetësore. Forca të shtuara të policisë po qëndrojnë sot pikërisht tek Qendra Klinike…

Lajme

13/03/2025 11:18

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovë.

Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në kuadër të Speciales në Hagë është liruar për të vizituar babain e tij, Haxhi Thaçin, i cili tash e sa kohë e ka të renduar gjendjen shëndetësore.

Forca të shtuara të policisë po qëndrojnë sot pikërisht tek Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku edhe ka arritur ish-presidenti Thaçi.

Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thacit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare./Lajmi.net/