Kurteshi nuk e ndal sulmin ndaj mediave, vazhdon t’i quaj “kriminel” e “vrasës me pagesë”

Anëtari i VV-së dhe përfaqësuesi i tyre në KQZ, Sami Kurteshi dje ka ofenduar e sulmuar rëndë mediat e gazetarët derisa po raportonin nga Qendra e Numërimit e Rezultateve. Kurteshi dje i quajti “vrasës me pagesë” e “media kriminale”, shkruan lajmi.net. Ndaj kësaj dje pati reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët dënuan…

Lajme

13/03/2025 10:18

Anëtari i VV-së dhe përfaqësuesi i tyre në KQZ, Sami Kurteshi dje ka ofenduar e sulmuar rëndë mediat e gazetarët derisa po raportonin nga Qendra e Numërimit e Rezultateve.

Kurteshi dje i quajti “vrasës me pagesë” e “media kriminale”, shkruan lajmi.net.

Ndaj kësaj dje pati reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët dënuan gjuhën skandaloze të Kurteshit.

‘‘Akuza e tillë, e paprecedent ndaj një medie, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve’’, thuhej ndër tjerash në reagim.

Kësaj deklarate të AGK-së, i ka reaguar përsëri anëtari i VV-së, Sami Kurteshi i cili përmes një postimi në Facebook, vazhdoi t’i quante “kriminel” e “vrasës me pagesë”.

“Viktimizimi i kriminelëve të mbështjellur me velon e “gazetarit”, në mesin e tyre të vrasësve me pagesë të dinjitetit njerëzor, është “lot krokodili”. Kriminelët vrastarë të llojit e sojit të tillë, duke u frikësuar nga hija e tyre e përbindëshme vrastare që shohin në pasqyren mëngjesore, rrezikimin e sojit të tyre e pasqyrojnë te të tjerët. Qëllim dhe shpërfaqje e neveritshme, e pështirë kutërbuese”, ka shkruar Kurteshi. 
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Reagim në reagimin e AGK sot

Komenti im:

AGK që moti ka pushuar të jetë mbrojtëse e gazetare/ëve.

Që moti është shndërruar në Aleancë të Grupeve Kriminale (AGK).

Viktimizimi i kriminelëve të mbështjellur me velon e “gazetarit”, në mesin e tyre të vrasësve me pagesë të dinjitetit njerëzor, është “lot krokodili”.

Kriminelët vrastarë të llojit e sojit të tillë, duke u frikësuar nga hija e tyre e përbindëshme vrastare që shohin në pasqyren mëngjesore, rrezikimin e sojit të tyre e pasqyrojnë te të tjerët. Qëllim dhe shpërfaqje e neveritshme, e pështirë kutërbuese.

Askush, në asnjë rast, nuk i përfillë, ashtu siç kërkojnë me ngulm, e lëre më t’i rrezikojë.

Halli i sojit e sorollopit të tyre nuk është as rrezikimi, as pengimi, as “gjuha fyese”, as kërcënimi, as cenimi i “sigurisë së gazetarëve” e as i “lirisë së medias”.

Halli i tyre është pikërisht se nuk e durojnë Lirinë e Mendimit ndryshe dhe Lirinë e Shprehjes, monopolin e të cilave e gjakojnë për qëllime kriminale.

Brenga e shqetësimi i tyre thelbor është se narracioni i tyre kriminal e vrastar nuk po arrin të krijojë diskurs publik. Kaq!

Për AGK nuk ka respekt!

Poshtë!

#AleancaeGrupeveKriminale