Qëndruan tërë natën të parkuar para Komunës së Prishtinës, Policia gjobit autobusët grevistë të linjës Prishtinë-Podujevë
Policia e Kosovës, përmes një aksioni i ka gjobitur autobusët e linjës Prishtinë-Podujevë të cilët nga dita e djeshme janë parkuar para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste. Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë kanë hyrë dje në grevë, duke lënë pa transport qindra udhëtarë që përdorin këto linja çdo ditë. Shkak për grevën është vendimi i…

Lajme
Policia e Kosovës, përmes një aksioni i ka gjobitur autobusët e linjës Prishtinë-Podujevë të cilët nga dita e djeshme janë parkuar para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste.
Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë kanë hyrë dje në grevë, duke lënë pa transport qindra udhëtarë që përdorin këto linja çdo ditë.
Shkak për grevën është vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së autobusëve në vendin ku zakonisht stacionohen autobusët nga Podujeva.
Përfaqësuesit e kompanive të linjës së autobusëve nga Podujeva e kanë cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe kanë akuzuar komunën e Prishtinës për hakmarrje.
Video nga protesta e tyre dje (e mërkurë):