Shpërlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen kontrata të ndryshme e para në vlerë prej 55 mijë euro dhe arrestohen 2 persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me një rast të shpërlarje parash i cili ka zgjatur që nga viti 2023. Dje janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës, shkruan lajmi.net. Aty janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 mijë eurove si dhe janë arrestuar një burrë…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me një rast të shpërlarje parash i cili ka zgjatur që nga viti 2023.
Dje janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës, shkruan lajmi.net.
Aty janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 mijë eurove si dhe janë arrestuar një burrë dhe një grua.
“Graçanicë / Vitet 2023-2024. Më 12.03.2025 me qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare si dhe janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës ku janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 000€. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/