Haradinaj për ankesat e VV-së për rezultatin e zgjedhjeve: Veç në Moskë në shkofshin më m’u anku
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje për rezultatet e zgjedhjeve, duke i ftuar ata të ‘shkojnë në Moskë për t’u ankuar’. “Këta veç në Moskë në shkofshin më m’u anku, se skan ku ankohen, te shefat e vet atje. Me ju thanë “pse nuk…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje për rezultatet e zgjedhjeve, duke i ftuar ata të ‘shkojnë në Moskë për t’u ankuar’.
“Këta veç në Moskë në shkofshin më m’u anku, se skan ku ankohen, te shefat e vet atje. Me ju thanë “pse nuk i kemi 10 deputetë më shumë?”, tha ai në Rubikon.
Ai akuzoi Vetëvendosjen për vonesa të qëllimshme në certifikimin e rezultateve, duke thënë se kjo situatë po i bën dëm Kosovës.
“E kanë çoroditë procesin zgjedhor, nuk është në rregull kjo me ia bë Kosovës. Qe 30 ditë janë tu e vonu certifikimin e rezultateve. Më vjen mirë që ajo çka kemi alarmu, ka ndodh në një mënyrë, jo në të mirën e AAK-së, por që mashtruesi i ka humb 10 deputetë. Ika humb 10 ditë…ju lutem, kjo është edhe një lexim i shqetësimeve që janë shpreh… Jo në masën që unë kam prit…por prap se prap 10 deputetë më pak. Në princip, pushtetarët absolut, në mandatin e dytë vetëm rriten… I falënderoj qytetarët që e kanë ndëshku me 10 deputetë më pak… U bënë 32 ditë edhe nuk janë çertifiku…është inxhiniering…është dëmtu dhe kontaminu procesi. A është ligjore në ambasada 80%, e poshtë 50% – 30% më shumë anej?”, shtoi Haradinaj.