Përfundoi procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e rinumërimit të mbi 1 mijë e 600 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka thënë se KQZ ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit, shkruan lajmi.net. “Ju njoftoj se sot (e mërkurë,…

Lajme

12/03/2025 16:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e rinumërimit të mbi 1 mijë e 600 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se KQZ ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit, shkruan lajmi.net.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 12 mars 2025, në orën 15:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i numërimit të 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë dhe të njëjtat janë rivlerësuar sipas kërkesës së shprehur në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve. Gjithashtu, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar dhe mediave”, ka thënë Elezi. /Lajmi.net/