Atletico-Real, a do të luajë Mbappe nga fillimi?
Atletico Madrid ka gjithçka për të bërë në ndeshjen e dytë të UEFA Champions League ndaj rivalëve të qytetit Real Madrid, pasi humbi ndeshjen e parë 2-1 javën e kaluar në “Bernabéu”. Ajo disfatë e zgjeroi sekuencën e tyre të ndeshjeve kokë më kokë pa fitore në katër ndeshje, kështu që presioni është mbi skuadrën…

Sport
Atletico Madrid ka gjithçka për të bërë në ndeshjen e dytë të UEFA Champions League ndaj rivalëve të qytetit Real Madrid, pasi humbi ndeshjen e parë 2-1 javën e kaluar në “Bernabéu”.
Ajo disfatë e zgjeroi sekuencën e tyre të ndeshjeve kokë më kokë pa fitore në katër ndeshje, kështu që presioni është mbi skuadrën e Diego Simeones pasi ata duhet të fitojnë të paktën me një gol epërsi për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
“Los Colchoneros” e presin me optimizëm këtë ndeshje pasi ata kanë humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit të UCL në shtëpi dhe janë të pamposhtur në ndeshjet me eliminim direkt të UCL në shtëpi që nga marsi 1997.
Te Reali mbettë në dyshim paraqitja nga minuta e parë e lojtarit kryesor të skuadrës, Kylian Mbappe i cili së fundi pati një shqetësim muskular.
Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Atletico Madrid: Oblak; Molina, Gimenez, Le Normand, Javi Galan; Simeone, Marcos Llorente, De Paul, Lino; Alvarez, Griezmann.
Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Rudiger, Mendy; Camavinga, Tchouameni; Rodrygo, Bellingham, Vinicius; Mbappe.