AGK-ja dënon gjuhën skandaloze, kërcënuese të Sami Kurteshit drejtuar gazetares: E ofendoi, kërcënoi e përdori edhe fjalë seksiste

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas fyerjeve dhe kërcënimeve të bëra nga anëtari i KQAZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi. AGK tha se këto fyerje e kërcënime nga ana e tij janë të ripërsëritshme. “ (AGK) dënon fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami…

Lajme

12/03/2025 15:15

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas fyerjeve dhe kërcënimeve të bëra nga anëtari i KQAZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

AGK tha se këto fyerje e kërcënime nga ana e tij janë të ripërsëritshme.

“ (AGK) dënon fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ndaj mediave, përfshirë një deklaratë skandaloze të bërë këtë të mërkurë.  Gjatë një pyetje drejtuar atij nga gazetarja e Gazeta Nacionale, Besarta Hoti, Kurteshi  është përgjigjur me fjalët: “Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë.”AGK-ja e konsideron këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të rrezikshme. Akuza e tillë, e paprecedent ndaj një medie, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetareve”, thuhet në reagim.

Po ashtu u tha se Kurteshi ka përdorur edhe gjuhë seksiste, duke i thënë gazetares “ta hangsha loçkën”, një shprehje e padenjë dhe e papërshtatshme për çdo komunikim institucional.

“AGK-ja i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave. Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë.”/Lajmi.net/