Fyerjet e Kurteshit ndaj gazetarëve, reagon Rashiti: E ftoj të largohet nga KQZ-ja dhe të marrë një pension të merituar
Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti ka reaguar në lidhje me deklarimet fyese e denigruese ndaj gazetarëve të bëra nga Sami Kurteshi. Kurteshi shkoi aq larg me ofendime ndaj gazetarëve sa i quajti edhe “media kriminale të vrasësve”. Me këtë rast Rashiti e ka ftuar Kurteshit që të largohet nga KQZ-ja dhe të dal…

Lajme
Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti ka reaguar në lidhje me deklarimet fyese e denigruese ndaj gazetarëve të bëra nga Sami Kurteshi.
Kurteshi shkoi aq larg me ofendime ndaj gazetarëve sa i quajti edhe “media kriminale të vrasësve”.
Me këtë rast Rashiti e ka ftuar Kurteshit që të largohet nga KQZ-ja dhe të dal në pension.
Rashiti shkroi se Kurteshi i përket një gjenerate që meriton të marrë pak kohë për vete
“E ftoj të largohet nga KQZ-ja dhe të marrë një pension të merituar. Pse jo, të merret me poezi apo të studiojë këngët e zogjve? Sidoqoftë, ai i përket një gjenerate që me të vërtetë e meriton të marrë pak kohë për vete”, ka shkruar Rashiti./Lajmi.net/