Gjuha e Sami Kurteshit ndaj mediave, Mushkolaj: Thirrje që vë në rrezik jetën e gazetarëve
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas përdorimit të gjuhës skandaloze ndaj mediave nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi. Kurteshi e ka quajtur gazetën Nacionale “media kriminale e vrasësve me pagesë”, gjë që ka ngjallur shumë reagime. Mushkolaj gjuhën e përdorur ndaj mediave nga Sami Kurteshi e ka…

Lajme
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas përdorimit të gjuhës skandaloze ndaj mediave nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi.
Kurteshi e ka quajtur gazetën Nacionale “media kriminale e vrasësve me pagesë”, gjë që ka ngjallur shumë reagime.
Mushkolaj gjuhën e përdorur ndaj mediave nga Sami Kurteshi e ka quajtur si të rrezikshme dhe thirrje që vë në rrezik jetën e gazetarëve
“Gjuha e Sami Kurteshit të Vetëvendosjes ndaj gazetarëve të Nacionales dhe cilësimi “media kriminale e vrasësve me pagesë” është e rrezikshme dhe thirrje që vë në rrezik jetën e gazetarëve”, ka shkruar Mushkolaj. /Lajmi.net/