Maqedonci flet për fabrikën e municionit: Më e mundshme është të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Qeverisë. Pas saj, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur konferencë për media. Maqedonci, ka folur edhe për ndërtimin e fabrikës së municionit, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se opsioni më i mundshëm është që fabrika e municionit…

Lajme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Qeverisë.
Pas saj, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur konferencë për media.
Maqedonci, ka folur edhe për ndërtimin e fabrikës së municionit, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se opsioni më i mundshëm është që fabrika e municionit të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës.
“Për fabrikën e municionit ne po vazhdojmë që të vlerësojmë pozicionimin e kësaj fabrike. Normalisht që për ne është e rëndësishme që të ndërtohet në një vend të sigurt, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vijë për këtë fabrikë dhe më e mundshmja është që do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit tonë”, tha Maqedonci. /Lajmi.net/