Juristja e mediave për RTK-në pas vendimit të fundit për gazetarët dhe moderatorët: Turp për këtë menaxhment shtypës dhe cenzurues
Radiotelevizioni i Kosovës po vazhdon të rritë diktatin mbi gazetarët dhe moderatorët. Së fundmi, menaxhmenti i transmetuesit publik ka vendosur që gazetarëve dhe moderatorëve, t’ua ndalojë reklamimin nëpër rrjetet e tyre sociale. Teksa ky vendim u bë i ditur përmes një Email-i që e kanë pranuar të gjithë punëtorët e RTK-së. Për këtë vendim ka…

Lajme
Radiotelevizioni i Kosovës po vazhdon të rritë diktatin mbi gazetarët dhe moderatorët.
Së fundmi, menaxhmenti i transmetuesit publik ka vendosur që gazetarëve dhe moderatorëve, t’ua ndalojë reklamimin nëpër rrjetet e tyre sociale.
Teksa ky vendim u bë i ditur përmes një Email-i që e kanë pranuar të gjithë punëtorët e RTK-së.
Për këtë vendim ka reaguar edhe juristja e mediave Flutura Kusari e cila ka thënë se është e shqetësuar me me shtypjen, tentim-cenzurimin dhe kontrollin që menaxhmenti i RTK-së po ia bën gazetarëve profesionistë dhe të pavarur të RTK-së.
Sipas saj menaxhmenti aktual po mundohet të ndjekë të njëjtat metodë të cilat janë përdorur më herët në Hungari, Poloni e Sllovaki.
“Menaxhmenti aktual është duke i ndjekë të njëjtat metoda që janë përdorë në Hungari, Poloni (përpara),Sllovaki etj me i frikësu gazetarët dhe me i detyru me iu nënshtru propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Kusari.
Tutje ajo thotë se kjo metodë po bëhet për të frikësuar gazetarët me procedura disiplinore dhe vendime të padrejta për shkelje të rregullave.
“Një prej metodave kryesore është me i terrorizu gazetarët me procedura disiplinore dhe vendime të padrejta kinse për shkelje të rregullave. Një gjë e tillë ka ndodhë sot.
Thellësisht e shqetësuar. Turp për këtë menaxhment shtypës dhe cenzurues”, shkroi Kusari në llogarinë e saj në Facebook. /Lajmi.net/