Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët
Banorja Ola Zenelaj në përplasjen me Gjestin i përmendi edhe disa gjëra nga Big Brother i kaluar, kur ishte në Kosovë. Banorja i tha se doli jashtë nga Drilon Rama, në televotimin kokë me kokë që kishte me të, nga një avantazh i Leos. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe fituesi i edicionit të…

ShowBiz
Banorja Ola Zenelaj në përplasjen me Gjestin i përmendi edhe disa gjëra nga Big Brother i kaluar, kur ishte në Kosovë.
Banorja i tha se doli jashtë nga Drilon Rama, në televotimin kokë me kokë që kishte me të, nga një avantazh i Leos.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Driloni ka ndarë një video në Instagram, me anë të cilës thotë se “vetëm kampionët shkruajnë histori”.
“Mund ta kthesh e ta sjellësh si të duash. Ti je vetëm rol dytësor, ndërsa këtu histori shkruajnë vetëm kampionët”, ka shkruar Rama.
E javë më parë gjatë një prime, Driloni i kishte dërguar një dron Gjestit, me të cilin i tregonte se e përkrah në këtë rrugëtim në BBVA.
Gjesti menjëherë pas BBVK shkoi në BBVA, ku aktualisht është banori me më së shumti ditë në një Big Brother duke kaluar kështu mbi 130 ditë. /Lajmi.net/