Raportohej se ka mungesë të barnave esenciale në QKUK, MSh jep tender në vlerë afro 1 milion euro për furnizim, në mesin e tyre edhe diazepam

Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, ka dhënë dy kontrata për furnizim me barna. Të dy ato, përfshin furnizimin me pajisje mjekësore dhe laboratorike, pajisje optike dhe precize, sahat dhe orë, farmaceutike dhe konsume mjekësore të ngjashme. Njëra nga këto kontrata kap vlerën prej 128 mijë eurosh e 58 euro, shkruan lajmi.net. Kontrata tjetër…

Lajme

12/03/2025 11:32

Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, ka dhënë dy kontrata për furnizim me barna.

Të dy ato, përfshin furnizimin me pajisje mjekësore dhe laboratorike, pajisje optike dhe precize, sahat dhe orë, farmaceutike dhe konsume mjekësore të ngjashme.

Njëra nga këto kontrata kap vlerën prej 128 mijë eurosh e 58 euro, shkruan lajmi.net.

Kontrata tjetër kap vlerën prej 827 mijë e 672 eurosh.

Edhe kjo kontratë është dhënë për furnizim me pajisje mjekësore dhe laboratorike, pajisje optike dhe precize, sahat dhe orë, farmaceutike dhe konsume mjekësore të ngjajshme.

Duhet përkujtuar që së fudni në kuadër të ShSKUK-së dhe spitaleve rajonale pati rapotime të shumta për mungesë të barnave esenciale.

Qytetarët janë detyruar që vazhdimisht ato t’i sigurojnë vetë , edhe atë me çmime mjaftë të larta.

Në mesin e këtyre kërkesave për furnizim me barna përfshihet edhe diazepami, për të cilën pak kohë më parë u raportua se ka mungesë në spitalet e Kosovës.

Të njëjtën e kishte mohuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, por që pacientët vazhdojnë të pohojnë se ka mungesa të diazepamit si dhe NaCL 0.9%-500ml. /Lajmi.net/