Orav: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Ai njoftoi se e ka takuar të martën sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. “Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar”, shkroi Orav në X. Gjatë vizitës së tij…

Lajme
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Ai njoftoi se e ka takuar të martën sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
“Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar”, shkroi Orav në X.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 11 mars, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai shtoi se zgjidhja për një paqe afatgjatë është politike.
“Prania sot këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.