Reagon Zelensky: Falënderoj Trump për bisedën konstruktive, ne jemi për armëpushim nëse pajtohet edhe “rusi”
Delegacioni amerikan dhe ai ukrainas janë takuar të martën në Arabinë Saudite për të negociuar për përfundimin e luftës trivjeçare me Rusinë. Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën me Rusinë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve mes delegacionit amerikan dhe ukrainas…

Bota
Delegacioni amerikan dhe ai ukrainas janë takuar të martën në Arabinë Saudite për të negociuar për përfundimin e luftës trivjeçare me Rusinë.
Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën me Rusinë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve mes delegacionit amerikan dhe ukrainas në Xhedah të Arabisë Saudite më 11 mars.
Menjëherë ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Sapo mora një raport nga delegacioni ynë për takimin me ekipin amerikan në Arabinë Saudite. Sugjerimi ynë ukrainas në këtë takim me amerikanët ishte: heshtja në qiell – raketat, bombat, dronët me rreze të gjatë, dhe heshtja në det, dhe masat reale për të vendosur besim në gjithë këtë situatë, në të cilën diplomacia po vazhdon, mbi të gjitha – lirimi i të burgosurve”.
“Pala amerikane i kupton argumentet tona, i pranon sugjerimet tona, dua të falënderoj Presidentin Trump për bisedën konstruktive midis ekipeve tona”.
“Dhe sot në bisedë e sipër ishte propozimi i palës amerikane për të bërë hapin e parë menjëherë më tej dhe për 30 ditë të tentohet të vendoset një armëpushim total, jo vetëm për raketa, dronë dhe bomba, jo vetëm në Detin e Zi, por edhe në gjithë vijën e frontit”.
“Ukraina e pranon këtë ofertë, ne e konsiderojmë pozitive, jemi të gatshëm ta bëjmë një hap të tillë”.
“Shtetet e Bashkuara duhet të bindin Rusinë ta bëjë këtë. Dmth pajtohemi, dhe nëse “rusi” pajtohet – në atë moment, heshtja do të funksionojë”.
“Një element i rëndësishëm i bisedës sot është gatishmëria e Amerikës për të rifilluar ndihmën e mbrojtjes ndaj Ukrainës, si dhe ndihma e inteligjencës. Ukraina është gati për paqe”.
“Gatishmëria e tyre për t’i dhënë fund luftës ose për të vazhduar luftën duhet treguar në Rusi. Është koha për të vërtetën absolute. Falënderoj të gjithë ata që ndihmojnë Ukrainën”, ka thënë Zelensky në një video në Facebook.