Komuna e Prishtinës jep 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani”

Komuna e Prishtinës ka dhënë kontratë për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”. E ky projekt tashmë pritet t’i kushtojë komunës hiç më pak se 6 milionë euro. Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare e-prokurimi. Po ashtu kompania e cila ka fituar tenderin për këtë projekt është Grupi i Operatorëve…

Lajme

11/03/2025 13:30

Komuna e Prishtinës ka dhënë kontratë për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”.

E ky projekt tashmë pritet t’i kushtojë komunës hiç më pak se 6 milionë euro. Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare e-prokurimi.

Po ashtu kompania e cila ka fituar tenderin për këtë projekt është Grupi i Operatorëve Ekonomik N.N.SH. WORLD MEDIUM ; LIMITPROJECT SH.P.K.; Rahovica Comerce SH.P.K, s.

Ndërsa bëhet e ditur se lloji i procedurës ka qenë i hapur. Gjithashtu thuhet se dorëzimi i ofertave në mënyrë elektronike është kryer. /Lajmi.net/