Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Kosovë, kjo është agjenda e takimeve me krerët shtetërorë
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë. Rutte gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Presidenca ka bërë me dije se se takimi ndërmjet Osmanit dhe Rutte do…

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë.
Rutte gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Presidenca ka bërë me dije se se takimi ndërmjet Osmanit dhe Rutte do të zhvillohet në ora 13:45.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit, ndërsa pas takimit Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Derisa kryeministri Albin Kurti do të presë në takim Rutte në ora 14:50.
Gjatë ditës së djeshme Rutte ka qëndruar në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ai është takuar me zyrtarë të nivelit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina.