LDK: Vlerësojmë pozitivisht rritjen e rezultatit pas procesit zgjedhor

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), nën udhëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Në njoftimin e lëshuar për media nga LDK, thuhet se gjatë mbledhjes u diskutua rreth rezultatit zgjedhor të LDK-së, performancës nëpër degë të Kosovës, performancës së degëve në mërgatë si dhe pozicionit politik të LDK-së pas…

Lajme

10/03/2025 21:49

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), nën udhëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt.

Në njoftimin e lëshuar për media nga LDK, thuhet se gjatë mbledhjes u diskutua rreth rezultatit zgjedhor të LDK-së, performancës nëpër degë të Kosovës, performancës së degëve në mërgatë si dhe pozicionit politik të LDK-së pas rezultatit final.

Kryesia e kësaj partie e ka vlerësuar pozitive rritjen e rezultatit të LDK-së pas procesit zgjedhor. Teksa thanë se do të angazhohen maksimalisht që kjo trajektore e rritjes të vazhdojë.

Po ashtu i pari i LDK-së, Abdixhiku, theksoi se nuk ka pasuar asnjë takim me partinë në pushtet dhe asnjë parti tjetër.

“LDK mesazhin dhe pozicionin e saj e ka të qartë, dhe ashtu siç ka thënë edhe më herët që nuk bashkëpunon me partinë në pushtet; po ashtu në asnjë rrethanë nuk është pjesë e çfardo zgjidhje ku nuk udhëheqë me Qeverinë. Ndërsa Kryesia gjithashtu ka vendosur që LDK nuk synon të punoj për një Qeveri afatshkurte, pasi që e vlerëson se një gjë e tillë nuk sjellë stabilitet qeveritar”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se tani LDK-ja mbetet e fokusuar të rikthehet në angazhimin e saj drejt zgjedhjeve lokale, më e fuqishme dhe drejt synimit të saj për rritjen e rezultatit elektoral.

“Me një punë të madhe, LDK është e vendosur të fitojë besimin e qytetarëve dhe të rrisë numrin e komunave nën udhëheqjen e saj”, theksohet në njoftim. /Lajmi.net/