Mehmeti: Policët serb në Kosovë kanë kryer asistencë të arrestimeve për interesa të Serbisë

Murat Mehmeti, ish-hetues policor në veri ka deklaruar se çasja e shtetit të Serbisë asnjëherë nuk ka ndryshuar karshi Kosovës dhe që gjithmonë ka ndryshuar metoda vetëm që të ndikojë tek vendi. Mehmeti ka thënë se vite më parë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga komuniteti serbë kanë kryer shërbime si “asistencë të arrestimeve” për interesa…

Lajme

10/03/2025 18:04

Murat Mehmeti, ish-hetues policor në veri ka deklaruar se çasja e shtetit të Serbisë asnjëherë nuk ka ndryshuar karshi Kosovës dhe që gjithmonë ka ndryshuar metoda vetëm që të ndikojë tek vendi.

Mehmeti ka thënë se vite më parë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga komuniteti serbë kanë kryer shërbime si “asistencë të arrestimeve” për interesa të Serbisë dhe që nuk është ndëshkuar askush deri më tani.

“Çasja e Serbisë ndaj Kosovës mund të ndryshojë metoda por qëllimin asnjëherë. E kaluara e ndikimit ka qenë e dukshme, e pak e pengueshme. Serbia ka hyrë papengueshëm në Kosovë, duke filluar nga arrestimet. Sado fqinjësi të mirë të ketë mes shteteve, askush nuk mund të hyjë në territorin e tjetrit për arrestime, pa e penguar dikush ose duke e ndihmuar vetë. Policia e Kosovës, komuniteti serbë ka kryer shërbime e asistenca të arrestimit për interesa të Serbisë dhe nuk është ndëshkuar askush”, tha Mehmeti në Dukagjin.

Mehmeti shtoi se në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndikimi serb ka ndodhur në forma të ndryshme qoftë “përmes kanosjes fizike apo edhe kushtëzimit me pagë” në serbët e Kosovës.