​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, të hënën pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së, tha se Vetëvendosja do të ankohet në Gjykatën Supreme, për çështjen e rivotimit me postë nga votat jashtë Kosovës. Kurteshi, shtoi se LVV-ja, ka nxjerrë prova se si “procesi është tërësisht i kontaminuar”. “Ne…

Lajme

10/03/2025 12:33

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, të hënën pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së, tha se Vetëvendosja do të ankohet në Gjykatën Supreme, për çështjen e rivotimit me postë nga votat jashtë Kosovës.

Kurteshi, shtoi se LVV-ja, ka nxjerrë prova se si “procesi është tërësisht i kontaminuar”.

“Ne kemi me u ankua në lidhje me çështjen e rivotimit me postë, nga vota e jashtme për mërgimtarët tanë, për arsye se kemi nxjerr shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar. Ne i kemi të dy afatet në dispozicion, një e kemi afatin me u ankua në vendimin e PZAP-së, sepse e ka hapur derën PZAP-ja ligjërisht 48 orë, por kemi të drejtën që të bëjmë ankesë edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”,ka thënë ai.

Në mbledhjen e KQZ-së të hënën u vendos të rinumërohen 50 vendvotime.