Afati për përfundimin e punimeve tek “Kurrizi” po shkon drejt fundit, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë

Vendi i njohur si “Kurrizi” në Prishtinë filloi të renovohej, e sipas kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, në muajin tetor tha se janë 8 muaj afat për tu kryer punimet. Tani në muajin mars, kanë mbetur edhe tre muaj për të përfunduar ato thuajse as nuk kanë filluar mirë, shkruan lajmi.net. Tek “Kurrizi” u panë…

Lajme

10/03/2025 12:08

Vendi i njohur si “Kurrizi” në Prishtinë filloi të renovohej, e sipas kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, në muajin tetor tha se janë 8 muaj afat për tu kryer punimet.

Tani në muajin mars, kanë mbetur edhe tre muaj për të përfunduar ato thuajse as nuk kanë filluar mirë, shkruan lajmi.net.

Tek “Kurrizi” u panë disa punëtorë, por të cilët prapa kamerave thanë se nuk janë punëtorë nga kompania që ka tenderin për t’i kryer punimet.

Florian Dushi, i sapoemëruar si nënkryetar i Prishtinës nuk i është përgjigjur telefonatave të gazetares së lajmi.net e as “paraardhësi” i tij në këtë pozitë, Alban Zogaj.

Na kompania e cila ka përgjegjësinë për t’i kryer punimet. EING COM kanë thënë se ekipet po i vazhdojnë punimet por në fakt aty nuk kishte punëtorë.

Në lidhje me punëtorët që ishin aty, ai tha se janë punëtorë të nënkontraktuar nga kompania e tyre dhe se po i kryejnë punimet.

“Nuk e di deri kur kemi kohë me i kry punimet, është dikush tjetër që merret me këtë punë”, ka thënë ai për lajmi.net.

Video: