KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit, procesi nis në orën 16:00

KQZ në mbledhjen e sotme ka diskutuar për procesin zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 50 kutive të votimit, transmeton lajmi.net. Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga PDK potencoi se Këshilli i operacioneve zgjedhore ka rekomanduar rinumërimin e këtyre kutive të votimit. “Janë identifiku 15 vendvotime në të cilat ka…

Lajme

10/03/2025 11:45

KQZ në mbledhjen e sotme ka diskutuar për procesin zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 50 kutive të votimit, transmeton lajmi.net.

Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga PDK potencoi se Këshilli i operacioneve zgjedhore ka rekomanduar rinumërimin e këtyre kutive të votimit.

“Janë identifiku 15 vendvotime në të cilat ka mospërputhje mes një nënshkrimi dhe dy nënshkrime, pra dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një fletëvotim ose dy më pak ose më shumë në kutin e votimit. Është rekomandu që të procedohen për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike”, tha Elshani.

Tutje, ai përmendi edhe çështjen e rinumërimit të disa votave në Vushtrri pas vendimit të Prokurorisë.

“Sa i përket rekomandimit tjetër është me raportin që kemi pranuar për rezultatet e kandidatëve të LDK-së të dalur gjatë hetimit që është bërë në vendvotimet në komunën e Vushtrrisë. Këtë raport të mospërputhjeve apo të ndryshimeve mes rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit dhe rezultatet e dala nga hetimi në QNR ka ardh si rekomandim që 35 vendvotime për të cilat vërehet pra është me e dukshme diferenca mes votave të kandidatëve të shkojnë në rinumërim të plotë në Vushtrri, për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët. Këshilli i operacioneve zgjedhore”, tha Elshani.

Besnik Buzhala nga Sekretariati i KQZ-së u shpreh se janë të gatshëm që sot pasdite në orën 16:00 të filloj rinumërimin e këtyre kutive të votimit nëse KQZ merr vendim për rinumërim./Lajmi.net/