Drejtoresha e Buxhetit në Gjilan jep dorëheqje -Dyshohet se aktivistët e VV-së i hynë në zyre: Mesazh i qartë i pasigurisë institucionale

Komuna e Gjilanit është njëra nga komunat me më së shumti probleme. Madje në këtë komunë mezi u arrit që të votohet edhe buxheti. E një problem tjetër është shfaqur pasi në vazhdën e shumë drejtorëve e drejtoreshave që kanë dhënë dorëheqje, tashmë dorëheqjen e ka zyrtarizuar edhe e para e Buxhetit dhe Financave në…

Lajme

10/03/2025 10:54

Komuna e Gjilanit është njëra nga komunat me më së shumti probleme. Madje në këtë komunë mezi u arrit që të votohet edhe buxheti.

E një problem tjetër është shfaqur pasi në vazhdën e shumë drejtorëve e drejtoreshave që kanë dhënë dorëheqje, tashmë dorëheqjen e ka zyrtarizuar edhe e para e Buxhetit dhe Financave në Gjilan, Herolinda Murati-Leka.

E njëjta ka njoftuar se ka paraqitur dorëheqjen e saj të parevokueshme nga kjo detyrë, për arsye të shumta institucionale, etike dhe morale që ia bëjnë të pamundur vazhdimin e mëtejshëm të ushtrimit të funksionit të saj, transmeton lajmi.net.

E njëjta po ashtu deklaroi se përgjatë kësaj jave është përballur me veprime të papranueshme ku persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë në zyrën e saj pa autorizim. Pas kësaj ajo tha se ky është një mesazh i qartë i pasigurisë institucionale dhe një tentative për t’i treguar se është e padëshiruar në këtë qeverisje komunale.

E në vendin e saj prej shumë kohësh është përmendur të vendoset aktivistja e VV-së, Krenare Latifi.

Në lidhje me këtë nga PDK-ja dje u tha se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shkuan aq larg sa ia ndërruan cilindrin e derës në zyrën e drejtoreshës së Buxhetit./Lajmi.net/

\