Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Riki sjell projektin muzikor “Tironse”

Riki Sallauka ka publikuar projektin më të ri muziko të titulluar “Tironse”. Artisti i cili ka bërë për vete publikun me zërin e tij melodik, e kompletoi projektin edhe në aspektin vizuel të cilin e xhiroi në Tiranë. Teksti vjen me një tematikë për një vajzë tiranase, por nuk dihet nëse i dedikohet dikujt në…

ShowBiz

09/03/2025 23:37

Riki Sallauka ka publikuar projektin më të ri muziko të titulluar “Tironse”.

Artisti i cili ka bërë për vete publikun me zërin e tij melodik, e kompletoi projektin edhe në aspektin vizuel të cilin e xhiroi në Tiranë.

Teksti vjen me një tematikë për një vajzë tiranase, por nuk dihet nëse i dedikohet dikujt në mënyrë specifike.

Kënga me vija melankolike është kompozuar nga Çelik Lipa, derisa për tekstin u përkujdes Ghulo dhe vetë Riki.

Përndryshe artisti ka qenë pjesë e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, megjithatë rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë.

Ai arriti që të bëjë për vete shumë adhurues.

YouTube player