Ndërron jetë mjeku i ekipit katalunas, shtyhet ndeshja Barcelona-Osasuna
Ndeshja mes FC Barcelona dhe Osasunës është shtyrë për shkak të një situate të jashtëzakonshme. Mjeku i ekipit katalonas, Carles Minarro Garcia ka ndërruar jetë, duke sjellë tronditje në kampin blaugrana. Barcelona dhe La Liga konfirmuan vendimin për shtyrjen e ndeshjes. Klubi katalanas nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen tragjike, por ka shprehur…

Sport
Ndeshja mes FC Barcelona dhe Osasunës është shtyrë për shkak të një situate të jashtëzakonshme.
Mjeku i ekipit katalonas, Carles Minarro Garcia ka ndërruar jetë, duke sjellë tronditje në kampin blaugrana.
Barcelona dhe La Liga konfirmuan vendimin për shtyrjen e ndeshjes.
Klubi katalanas nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen tragjike, por ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të gjithë anëtarët e ekipit.
“Në këto momente të vështira, dërgojmë gjithë ngushëllimet dhe mbështetjen tonë për familjen dhe të afërmit e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Data e re për zhvillimin e ndeshjes do të bëhet e ditur në vijim.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 8, 2025