Shtohet numri i gardianëve në Kosovë, sot diplomohet gjenerata e 45-të
Sot, në Prishtinë do të diplomojë gjenerata e 45-të e kadetëve. E me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë solemne të diplomimit, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues. Të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Njoftimi i plotë: Shërbimi Korrektues…

Lajme
Sot, në Prishtinë do të diplomojë gjenerata e 45-të e kadetëve.
E me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë solemne të diplomimit, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues.
Të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës ju fton të përcillni ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues.
Me fjalë rasti, kadetëve të diplomuar do t’u drejtohen Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani
Ceremonia do të mbahet (sot) më 7 mars 2025, në ora 10:00, në Amfiteatrin e Madh të Objektit të Ish-Rilindjes./Lajmi.net/