Ofendoi gjyqtarin kryesor, Armend Dallku suspendohet me dy ndeshje
Trajneri i Vushtrrisë, Armend Dallku është suspenduar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes ndaj 2 Korrikut, me c’rast u ndëshkua me karton të kuq. “Kryetrajneri i FC ”Vushtrria” Armend Dallku nr ID 000613M83. Në minutën e 75-të, me ftesë të gjyqtarit të katërt…

Sport
Trajneri i Vushtrrisë, Armend Dallku është suspenduar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes ndaj 2 Korrikut, me c’rast u ndëshkua me karton të kuq.
“Kryetrajneri i FC ”Vushtrria” Armend Dallku nr ID 000613M83. Në minutën e 75-të, me ftesë të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave, më pas hyri në fushë u afrua në drejtim të gjyqtarit kryesor me ofendime për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhej në njoftimin e FFK-së./Lajmi.net/