Qeveria e Shqipërisë merr vendim, mbyllet zyrtarisht Tik Tok-u
Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marrë një sërë vendimesh. Një ndër këto vendime është edhe mbyllja zyrtarisht e rrjetit social Tik Tok, shkruan lajmi.net. Në lidhje me këtë vendim ka njoftuar Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu përmes një konference për media. “Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit,…

Lajme
Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marrë një sërë vendimesh.
Një ndër këto vendime është edhe mbyllja zyrtarisht e rrjetit social Tik Tok, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me këtë vendim ka njoftuar Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu përmes një konference për media.
“Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok. Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok”, tha Manastirliu.
Ministrja tha se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital