Osmani takon Rifat Jasharin: Familja Jashari edhe sot mbetet udhërrëfyese për rrugën tonë përpara
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, së bashku me stafin e saj, pas homazheve në varrezat e Jasharëve, kanë takuar në Kullën e Jasharëve bacën Rifat. Osmani përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook ka thënë se familja Jashari mbetet edhe sot dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara. “Nga plumbi i parë e…

Lajme
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, së bashku me stafin e saj, pas homazheve në varrezat e Jasharëve, kanë takuar në Kullën e Jasharëve bacën Rifat.
Osmani përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook ka thënë se familja Jashari mbetet edhe sot dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara.
“Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë”, ka shkruar Osmani.
Tutje e para vendit ka thënë se në sfidat më të mëdha familja Jashari gjetën forcën për të ecur përpara.
“Në momentet kur liria dhe e ardhmja e Kosovës u vunë në pikëpyetje, ata u bënë përgjigjja, u bënë mburoja dhe zemra e këtij vendi”, shkroi ndër të tjera Osmani. /Lajmi.net/