Konjufca në Prekaz: Ne si popull i detyrohemi më së shumti për lirinë dhe çlirimin e Republikës së Kosovës, familjes Jashari
Sot në Prekaz, krerët e shtetit kanë bërë homazhe në nderim të Epopesë së UÇK-së. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se kjo familje ka bërë aktin më të lartë, aktin më sublim të sakrificës për lirinë e vendin, shkruan lajmi.net. Konjufca tha se familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe…

Lajme
Sot në Prekaz, krerët e shtetit kanë bërë homazhe në nderim të Epopesë së UÇK-së.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se kjo familje ka bërë aktin më të lartë, aktin më sublim të sakrificës për lirinë e vendin, shkruan lajmi.net.
Konjufca tha se familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe esenca e UÇK-së.
“Ata si familje e kanë pasur të mishëruar në zemrat dhe shpirtin e tyre një të vërtetë e cila e ka shpëtuar popullin e Kosovës, e kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë, duke luftuar me armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vet. Kështu veproi familja Jashari dhe për këtë arsye ne si komb, si popull i detyrohemi më së shumti për lirinë dhe për çlirimin e Republikës së Kosovës dhe Familjes Jashari”, u shpreh tutje Konjufca. /Lajmi.net/