Osmani bënë homazhe në Prekaz: Asnjëherë nuk duhet të devijojmë nga rruga e shtruar nga sakrifica e heronjve e martirëve

Në Prekaz, sot po manifestohet Epopeja e UÇK-së e ku për nder të saj homazhe kanë bërë krerët e shtetit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë para mediave se sot si çdo vit tjetër, përkujtohet Epopeja e UÇK-së që i dedikohet përkujtimit për të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovë si dhe sakrificës,…

Lajme

06/03/2025 10:38

Në Prekaz, sot po manifestohet Epopeja e UÇK-së e ku për nder të saj homazhe kanë bërë krerët e shtetit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë para mediave se sot si çdo vit tjetër, përkujtohet Epopeja e UÇK-së që i dedikohet përkujtimit për të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovë si dhe sakrificës, guximit e trimërisë që ka treguar familja Jashari me 5, 6 dhe 7 mars.

Ajo ka thënë se ata luftuan shumë më gjatë sesa vetëm gjatë viteve të luftës, duke u shndërruar kështu në emblemë të UÇK–së, dhe njëkohësisht duke i shndërruar kullat e Jasharajve në simbol të një kalaje të lirisë e cila edhe sot e mbron Kosovën e mbron lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj.

“Nga këtu, jo vetëm ne si breza që e përjetuam luftën por edhe brezat e rinj, edhe fëmijët tanë inspirohen për rrugën përpara, për mbrojtjen e lirisë së arritur me sakrificë e me gjak. Por, mbi të gjitha na përkujtohet secilit se sa i lartë ka qenë çmimi për lirinë tonë, sepse përveç komandanti legjendar i cili luftoi së bashku me babain e tij Shabanin, vëllain Hamzën e shumë anëtarë të tjerë të familjes. Siç e dini shumica dërmuese e të rënëve ishin gra e fëmijë që e bënë edhe më shumë më të madhe dhe më të shenjtë këtë sakrificë të familjes Jashari. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë, asnjëherë nuk duhet të devijojmë nga rruga e shtruar nga kjo sakrificë e heronjve e martirëve e gjithnjë kjo rrugë dhe kjo sakrificë do të shërbej si dritë udhërrëfyese në forcimin e Kosovës e cila çdo ditë po bëhet më e fortë dhe më prosperuese për qytetarët e saj”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/