Ngriten dyshime: Kënga e re e Olsi Bylykut dedikim për Eglin
Olsi Bylyku reper dhe aktor ka postuar së fundmi në Instagram një pjesë nga kënga e tij e re, e cila nuk është publikuar ende. Kaq ka mjaftuar dhe rrjeti ka “shpërthyer”, duke aluduar se kënga është një dedikim për Eglin, ish-partneren e tij. Sekuencat e shkurta të këngës u bënë virale në rrjetin social…

ShowBiz
Olsi Bylyku reper dhe aktor ka postuar së fundmi në Instagram një pjesë nga kënga e tij e re, e cila nuk është publikuar ende.
Kaq ka mjaftuar dhe rrjeti ka “shpërthyer”, duke aluduar se kënga është një dedikim për Eglin, ish-partneren e tij.
Sekuencat e shkurta të këngës u bënë virale në rrjetin social TikTok, teksa po qarkullon ende si një dedikim i mundshëm ani pse kënga duket se do të jetë një hit.
Analizojmë tekstin:
“Atribut i more fajet,
Mirënjohje përgjithmonë,
Pa dëshirë me nda detajet.”
Fillimisht, teksti nis me këto vargje. Fjalën mirënjohje e kemi dëgjuar vazhdimisht edhe nga Egli brenda shtëpisë së “BBVA”-së, e cila ka theksuar se është e lumtur dhe shumë mirënjohëse për historinë e kaluar me Olsin. Po ashtu, ajo ka këmbëngulur herë pas herë edhe ndaj insistimit të banorëve, për të mos ndarë detaje mbi përfundimin e kësaj historie.
“Më mirë po rri silent (i heshtuar),
Le të rikthehen ngjarjet
Se kanë mbaru rrahjes (e zemrës).”
Njësoj, Olsi thotë në tekst se do të qëndrojë i heshtur edhe ndaj rikthimit të ngjarjeve, që duhet thënë se hyrja e Eglit në “BBVA” dhe debatet brenda shtëpisë kanë rikthyer vazhdimisht vëmendjen te historia e tyre e dashurisë. Kanë mbaruar rrahjet mund të nënkuptojë përfundimin e ndjenjave, gjë të cilën e ka theksuar edhe Egli, duke thënë “jam shëruar”.
“Kur po thu që m’ke harru
Pse po m’kujton hala
Ti as veten s’ke besu
Le me t’besu ata”
Duhet thënë: Egli i është drejtuar shpesh herë kamerës, duke përshëndetur Olsin, ndonëse si ironi ndaj banorëve. Për të mos përmendur momentin kur thotë se Gjesti i kujton Olsin.
“Veç unë t’i kam dit
Veç unë t’i kam ditë unë ty
T’mirat e tona
Tash besoj kam meritë
Veç unë ta kam rujt ty tipin nga dramat”
Drama mban emrin e Eglit. Një në dy komente poshtë videove të saj është “Ols, si e ke duruar”. E drejtë apo jo të thuhet kjo, teksti duket sikur i referohet kësaj situate, duke theksuar se e ka “ruajtur nga dramat” në publik, ndërsa në mesin e shumë komenteve negative për Eglin, Olsi duket se thotë se vetëm ai ka mundur të shohë anën pozitive të saj. /Lajmi.net/