Vetëm 8 deputetë nga koalicioni AAK-Nisma, këta pritet të jenë

Tashmë kur ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, janë listuar edhe emrat e kandidatëve për deputetë të cilët pritet të jenë pjesë e legjistraturës së re. Nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Nisma tetë deputetë kanë arritur që të sigurojnë ulëse në parlament. Nga përllogaritja e Eugen Cakolli nga KDI, këta…

Lajme

06/03/2025 11:08

Tashmë kur ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, janë listuar edhe emrat e kandidatëve për deputetë të cilët pritet të jenë pjesë e legjistraturës së re.

Nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Nisma tetë deputetë kanë arritur që të sigurojnë ulëse në parlament.

Nga përllogaritja e Eugen Cakolli nga KDI, këta pritet të jenë deputetët e kuvendit nga këto dy parti.

Ramush Haradinaj 44 mijë e 629 vota.

Daut Haradinaj 26 mijë e 229 vota.

Fatmir Limaj 25 mijë e 524 vota.

Bekë Berisha 15 mijë e 84 vota

Time Kadriaj 15 mijë e 447 vota.

Lahi Brahimaj 12 mijë e 667 vota.

Arbëreshë Krasniqi 12 mijë e 082 vota.

Xhevahire Izmaku 10 mijë e 679 vota.

Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Nisma nuk arritën të merrnin një përqindje të lartë as në këto zgjedhje. /Lajmi.net/