Hamasi: Kërcënimet e Trumpit vështirësojnë çështjet lidhur me marrëveshjen e armëpushimit
Lidhur me kërcënimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Hamasi tha se “Ato inkurajojnë qeverinë izraelite të mos zbatojë armëpushimin”. Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem në një deklaratë për gazetarin e AA-së për kërcënimet e presidentit amerikan Trump ndaj Hamasit tha: “Këto kërcënime vështirësojnë çështjet lidhur me marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe inkurajojnë…

Bota
Lidhur me kërcënimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Hamasi tha se “Ato inkurajojnë qeverinë izraelite të mos zbatojë armëpushimin”.
Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem në një deklaratë për gazetarin e AA-së për kërcënimet e presidentit amerikan Trump ndaj Hamasit tha: “Këto kërcënime vështirësojnë çështjet lidhur me marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe inkurajojnë qeverinë okupuese të mos zbatojë marrëveshjen e armëpushimit”.
Ai thekson ekzistencën e një marrëveshjeje të nënshkruar për armëpushim në Rripin e Gazës. “SHBA-ja është një nga vendet që ndërmjetësoi këtë marrëveshje. Marrëveshja përfshin lirimin e të gjitha pengjeve në tre faza dhe Hamasi përmbushi detyrimet e tij në fazën e parë”, tha Qassem/
“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk është i gatshëm për negociatat e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit”, tha Qassem i cili i bëri thirrje administratës amerikane të ushtrojë presion mbi Izraelin për të filluar negociatat e fazës së dytë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi: “Lironi të gjitha pengjet tani, jo më vonë. Përndryshe, kjo punë për ju përfundon. Unë po i dërgoj Izraelit gjithçka që i nevojitet për të përfunduar punën. Nëse nuk bëni atë që them unë, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt”.
Trump u bëri thirrje liderëve të Hamasit duke thënë: “Ky është paralajmërimi i fundit për ju. Është koha të largoheni nga Gaza derisa keni ende mundësi”.
Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrit izraelit më 2 mars thuhej se Netanyahu vendosi të ndalonte hyrjen e të gjitha furnizimeve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Në vend të kalimit në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Rripin e Gazës, Netanyahu dëshiron që faza e parë të zgjatet deri në fund të Ramazanit.