“A e di çfarë ka ndodhë” – Rexhep Gjergji tregon bisedën më Rifat Jasharin pas masakrës në Prekaz
Rexhep Gjergji, profesor, ish- anëtarë i LDK-së, ka treguar për bisedën që ka pas me Rifat Jasharin pas ngjarjes së 5, 6, 7 marsit në Prekaz, ku familja Jashari në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari. Gjergji ka treguar se Rifat Jashari e ka telefonuar nga Gjermania për ta pyetur se çfarë kishte ndodhur.…

Lajme
Rexhep Gjergji, profesor, ish- anëtarë i LDK-së, ka treguar për bisedën që ka pas me Rifat Jasharin pas ngjarjes së 5, 6, 7 marsit në Prekaz, ku familja Jashari në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.
Gjergji ka treguar se Rifat Jashari e ka telefonuar nga Gjermania për ta pyetur se çfarë kishte ndodhur.
Ai tregon se në bisedë i kishte thënë se “diçka e madhe” kishte ndodhë, por çka me saktësi nuk e dinte as ky.
“Rifati më pyet a di cfarë ka ndodhë, se po flitet gjithçka. I thash mundem me tregu çka pash po çka ka ndodhë nuk e di.. Më pyeti se po flitet se Ademi ka dalë nga rrethimi, it hash që nuk e di, mund të jetë e vërtetë por edhe mund të mos jetë. Diçka e madhe i thash ka ndodhë”, ka treguar Gjergji në Tëvë1.
Sipas tij, ka pasur përpjekje për t’a ndihmuar familjen Jashari nga vëllezërit Geci nga Llausha, por siç ka thënë ai, rrethimi ka qenë aq i madh sa që nuk ka pasur mundësi me u ofru dhe me ndihmu
Ai ka treguar se më pas janë kthyer në Prishtinë, ku kanë filluar përgatitjet për varrimin e kufomave.
Gjergji ka treguar se kanë marrë telefonatë nga policia serbe që të varrosnin kufomat. Ai ka treguar se fillimisht kanë bërë kërkesë që të shkojnë të shohin në vendin e ngjarjes.
Ai ka thënë se në Prekaz kanë parë një “kasphane”.
Sipas tij, nga policia dhe ushtria serbe ka pas insistim që varrimi të behet sa më shpejtë që serbët të mbulojnë krimin e bërë.