Harruan mikrofonin ndezur, Vance dhe kryetari i Kongresit dëgjohen teksa e quajnë “budallallëk” fjalimin e Bidenit gjatë fushatës

Pak para se të fillonte fjalimi i parë i mandatit të dytë të presidentit amerikan Donald Trump para Kongresit, zëvendëspresidenti JD Vance dhe kryetari i Kongresit, Mike Johnson u përballën me një situatë pak të sikletshme. Derisa flasin me njëri-tjetrin, ata kanë harruar mikrofonin ndezur. Temë e tyre ishte fjalimi i ish presidentit Biden gjatë…

Bota

06/03/2025 08:59

Pak para se të fillonte fjalimi i parë i mandatit të dytë të presidentit amerikan Donald Trump para Kongresit, zëvendëspresidenti JD Vance dhe kryetari i Kongresit, Mike Johnson u përballën me një situatë pak të sikletshme.

Derisa flasin me njëri-tjetrin, ata kanë harruar mikrofonin ndezur.

Temë e tyre ishte fjalimi i ish presidentit Biden gjatë fushatës, e të cilën e quajtën “budallallëk”.

“Meqë ra fjala, unë mendoj se fjalimi do të jetë i mrekullueshëm, por nuk e di se si e bëni këtë për 90 minuta”, i tha Vance, Johnson.

“Gjëja më e vështirë ishte ta bëje atë gjatë Bidenit, kur fjalimi ishte një fjalim budallallëku i fushatës”, u përgjigj Johnson.

Por Johnson vuri re mikrofonin dhe butësisht e shtyu mënjanë, në mënyrë që të mund të vazhdonin bisedën e tyre.