Adriana Matoshi falënderon votuesit, siguron edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës
Adriana Matoshi, ka konfirmuar se do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës, pasi ka arritur që të ketë vota të mjaftueshme edhe për një mandat. Pas përfundimit të fushatës dhe numërimit të votave, ajo është shprehur falënderuese dhe mirënjohëse për të gjithë mbështetjen që ia dhanë qytetarët, mërgata e të gjitha trevat shqiptare. Në një…

Lajme
Adriana Matoshi, ka konfirmuar se do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës, pasi ka arritur që të ketë vota të mjaftueshme edhe për një mandat.
Pas përfundimit të fushatës dhe numërimit të votave, ajo është shprehur falënderuese dhe mirënjohëse për të gjithë mbështetjen që ia dhanë qytetarët, mërgata e të gjitha trevat shqiptare.
Në një postim të saj në rrjetet sociale, Matoshi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe që kanë dhuruar energji pozitive dhe mikpritje, duke e ndihmuar atë të vazhdojë përpara.
Matoshi ka theksuar se, së bashku me Qeverinë Kurti 3, do të punojnë për të adresuar vështirësitë dhe sfidat që hasin qytetarët e Kosovës, duke i dhënë një shtysë zhvillimit të atdheut.
Ajo ka shprehur angazhimin e saj për të përballuar betejat dhe brengat që i presin qytetarët, duke pasur parasysh vuajtjet dhe aspiratat e popullit shqiptar.
“Bashkë kemi me qenë në vështirësitë, sfidat, telashet, betejat, brengat e dertet e së ardhmes,” shkruan Matoshi në mesazhin e saj, duke shfaqur një angazhim të fortë për të ardhmen e Kosovës./Lajmi.net/