Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz
Në kuadër të aktiviteteve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Poashtu gjatë ditës do të ketë homazhe nga komunat në të gjithë komplekset memoriale të dëshmorëve si dhe do të organizohet akademi përkujtimore në Prishtinë për Epopenë e UÇK-së.…

Lajme
Në kuadër të aktiviteteve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Poashtu gjatë ditës do të ketë homazhe nga komunat në të gjithë komplekset memoriale të dëshmorëve si dhe do të organizohet akademi përkujtimore në Prishtinë për Epopenë e UÇK-së.
Edhe dita e djeshme është shënuar me aktivitete të shumta ku në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit iu ka kushtuar Epopesë së UÇK-së.
Edhe institucionet qendrore dhe lokale kanë organizuar mbledhje e seanca solemne në nder të kësaj dite.
Ndërsa në kazermën “Adem Jashari” është organizuar ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Datat e 5,6 dhe 7 marsit njihen si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës treditore të forcave të armatosura serbe.